Site icon Telegrafi

Çelaj thotë se Xhamia duhet të ndërtohet, se për këtë janë pajtuar të gjithë: Debati nisi nga njerëzit e afërt me VV-në (Video)

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prishtinë, Lirak Çelaj, ka folur për ndërtimin e xhamisë qendrore të kryeqytetit, duke theksuar se nuk kanë pasur informatë zyrtare nga autoritet komunale rreth kësaj çështjeje.

Lexo po ashtu Çelaj: Premtimi i vetëm i realizuar i Shpend Ahmetit, shitja një xhipi pas katër viteve (Video)

Ai ka thënë për Telegrafin se në mbledhjen e fundit të Komitetit për Politikë dhe Financa – të enjten e kaluar – është thënë se në mbledhjen e radhës do të ketë informata rreth ndërtimit të kësaj xhamie.

“Aty na është thënë se vendimi është marrë ma herët. Asambleja, para kësaj, është pajtuar më ndërtimin e këtij objekti fetar. Debati që u ngjall atë ditë doli nga një iniciativë e njerëzve të afër me VV-në, që po e kontestojnë ndërtimin”, ka thënë Çelaj përball gazetarit Muhamet Hajrullahu.

Sipas tij, “mënyra se si është iniciuar peticioni, na bënë të dyshojmë se ka diçka prapa saj, sepse ndodhi menjëherë pas diskutimit që e kishim ne”.

“Qëndrimi i PDK-së në Prishtinë është që ky objekt duhet të ndërtohet, sepse për këtë më herët është marrë një vendim. Është e drejtë dhe kërkesë e komunitetit mysliman të ketë një xhami qendrore. Ne e kemi përkrahur tolerancën fetare. Madje, sado të vogla të jenë ato, duhet t’i kenë shtëpitë e kultit”, ka shtuar ai.

Çelaj ka thënë se “për këtë çështje janë pajtuar të gjitha palët”, duke shtuar se druan se “në mandatin e Shpendit nuk do të nis ndërtimi i xhamisë”.

“Politizimi i kësaj çështje është rrezik që i kanoset vendit. Në momentin që del në rrafsh politik, mendoj se po mbjellim konflikt”, ka shtuar ai./Telegrafi/

Exit mobile version