Telegrafi

Çelaj thotë se gruaja e Stavilecit u sulmua nga sistemi që ka instaluar Vetëvendosje (Video)

Kryetar i Degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj ka rrëfyer se çka i është thënë gruas së ministrit, Blerand Stavileci, gjatë sulmit që i është bërë.

Ai gjatë intervistës në emisionin “InfoBox” të RTV Dukagjinit, ka thënë se nëse hipotetikisht nuk e kanë bërë ata të VV-së, kjo ka ardhur nga sistemi që ka instaluar vetë kjo lëvizje.

Çelaj foli edhe për qeverisjen në Prishtinë, për të cilën synon ta marr nga mandati tjetër. Ai tha se ka pas mitmarrje nga kjo qeverisje, dhe për këtë, qytetarët i janë adresuar se po u kërkohen para, madje duke filluar nga 5 mijë euro për një rinovim shtëpie.

Duke folur për dikasteret e kësaj qeverisje nga Shpend Ahmeti, fjalë të mira gjeti vetëm për drejtorinë e Shëndetësisë./RTV Dukagjini/Telegrafi/