Site icon Telegrafi

Çelaj: Premtimi i vetëm i realizuar i Shpend Ahmetit, shitja një xhipi pas katër viteve (Video)

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prishtinë, Lirak Çelaj, ka thënë se suksesi i vetëm i kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, është shitja e xhipit pas katër viteve.

“Çka ndryshon në jetën e qytetarit xhipi i kryetarit të Komunës? Kur nuk je në gjendje me shit një veturë për katër vite, çka ndodh me projekte më të mëdha. Kjo është mos aftësi dhe dëmtim i buxhetit për një teke personale”, ka shtuar Çelaj në bashkëbisedim me gazetarin Muhamet Hajrullahu.

Ai ka folur edhe për premtimin për ujë të pjjes për 24 orë në Prishtinë, duke thënë se meritat nuk janë të Ahmetit sepse kjo gjë është kryer shumë më herët dhe se KUR “Prishtina” nuk është në kompetencë të kryetarit të Prishtinës.

Çelaj ka thënë se ndalja e korrupsionit dhe ndërtimit pa leje janë çështje perceptimi.

“Shumë qytetarë, kur i pyet se cilat janë ndryshimet në Prishtinë pas ardhjes së Shpendit në krye të saj, nuk dinë të tregojnë”, thotë ai. “Dikush thotë se është vënë rregull në nxjerrjen e dokumenteve. Kjo çështje e rendit në dokumentacion ka ndodhur në të gjithë Kosovën, sepse ajo ndërlidhet me të dhënat qendrore të cilat përmes MPB-së janë centralizuar”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version