Site icon Telegrafi

Çelaj, Arifit: Trego çka u ofroi AAK asambleistëve të PDK dhe LDK?

Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Lirak Çelaj, në Info Magazinë të Klan Kosovës, ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u ka ofruar para dhe pozita asambleistëve të PDK-së dhe LDK-së në Prishtinë.

Çelaj ka thënë se nuk është me rëndësi nëse opozita e njeh apo jo Hashim Thaçin president të vendit, pasi ai është lideri më i votuar në disa palë zgjedhjet e fundit, njofton Klan Kosova.

“Është e drejtë e Opozitës a e njohin presidentin a jo. Presidenti është zgjedhur me procedurë të rregullt, legalisht dhe legjitim. Nuk ka thuajse asnjë vend që ka një president që të gjithë janë të pajtimit. Pas Ibrahim Rugovës është presidenti i dytë që ka legjitimitet nga populli, pasi ka marrë më së shumti vota në dy palë zgjedhje.

Zoti (Avni) Arifi le të tregoj çfarë ju ka afruar AAK-ja asamblistëve të PDK-së dhe LDK-së. Po ju ofrohen asmbleistëve qoftë para qoftë pozita”, tha Çelaj.

Exit mobile version