Lidhja Demokratike e Kosovës në bashkëpunim me krerët e shtetit shqiptar në vitet e `90 kishin marrëveshje për themelimin e FARK-ut, ku në të bënte pjesë edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Ish–arkëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Emrush Çeku në emisionin InfoBox të TV Dukagjinit tha se UÇK-ja ishte njësi e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, transmeton Telegrafi.
“FARK- u janë njësitë ushtarake ku bën pjesë ushtria, detaria, mbrojtja territoriale. A e keni pa se Sali Çeku, Tahir Zema, Ahmet Krasniqi, që në uniformë e kanë pasur të shënuar edhe UÇK. UÇK ka qenë njësi e FARK-ut”, tha ai. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=-ejdsVMu6j8