Telegrafi

Çeku thyen rekordin Guinness pasi grisi me dhëmbë 36 kanaçe për 1 minutë

Një burrë nga Republika Çeke tregoi nofullat e tij të fuqishme duke ndarë në dysh 36 kanaçe në 1 minutë, duke thyer kështu një rekord të Guinness.

Rene Richter fitoi rekordin Guinness kur në emisionin Lo Show Dei Record të Italisë grisi shumicën e kanaçeve me dhëmbë në 1 minutë, transmeton Telegrafi.

Kanaçet e aluminit u mbushën me ujë atij iu lejua të përdorte vetëm njërën dorë dhe dhëmbët e tij për secilën kanaçe.

Richter grisi 36 kanaçe në kohën e caktuar, duke e thyer rekordin me sukses. /Telegrafi/