Site icon Telegrafi

Çeku thotë se 1.247 artefakte nga Kosova po mbahen ilegalisht në Beograd

Ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka thënë se mbajtja ilegalisht e artefakteve të Muzeut Kombëtar të Kosovës në Beograd, ishte pjesë e projektit gjenocidal të Serbisë kundër historisë/identitetit të shqiptarëve.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, Çeku tregon se 1 mijë e 247 artefakte nga Kosova po mbahen ilegalisht në Beograd.

“1247 artefakte të koleksionit të muzeut publik janë marrë nga Muzeu Kombëtar i Kosovës gjatë kohës së luftës (1998-99) nga Akademia serbe e Shkencave. Kjo ishte pjesë e projektit gjenocidal të Serbisë kundër historisë/identitetit të shqiptarëve, krahas shkatërrimit të mbi 1 mijë objekteve të trashëgimisë”, ka shkruar Çeku.

“Pothuajse 24 vjet më pas, koleksioni ende mbahet padrejtësisht dhe ilegalisht në muzetë e Beogradit”.

Më shtoi se sipas marrëveshjes origjinale (Libri i Kthimit), artefaktet janë marrë për ekspozim të përkohshëm, por ende nuk janë kthyer në Muzeun Kombëtar të Kosovës.

Ministri thekosi se Serbia po shkel haptazi marrëveshjen origjinale të vitit 1998/99 të nënshkruar ndërmjet institucioneve përkatëse të Kosovës dhe Serbisë.

“Konventa e vitit 1970 e UNESCO-s për kthimin e pasurisë kulturore në vendin e origjinës dhe dokumenti i Ahtisaarit që përcakton një afat kohor për kthimin e koleksionit”, tha Çeku.

Exit mobile version