Një çek që jetonte në pjesën lindore të vendit është shqyer nga luani të cilën e mbante si kafshë shtëpiake në pjesën e pasme të oborrit.
Michal Prasek kishte një luan 9-vjeç dhe një luaneshë për shumim, thanë fqinjët e tij në Zdechov.
I ati i Michal tha se e kishte gjetur trupin e të birit në kafazin e luanit dhe dera ishte e kyçur nga brenda.
Të dy kafshët, që jetonin në kafaze të ndara, u qëlluan nga policia.
Një zëdhënës i policisë iu tha mediave lokale se nuk kishin mundësi tjetër të mbërrinin deri tek trupi i 36-vjeçarit pa i qëlluar kafshët.
Prasek e bleu luanin në vitin 2016, ndërsa luaneshën vitin e kaluar dhe i mbante të dy në oborr.
Ai ishte dënuar për shumim të kafshëve pa lejen e autoriteteve, por nuk ishte zmbrapsur nga mbajtja kafshëve. /Telegrafi/