Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka deklaruar sot se vetëm 8 incidente kanë ndodhur në Kishat Ortodokse serbe në Kosovë gjatë vitit të kaluar.
Çeku ka thënë se këto të dhëna janë nga Policia e Kosovës, dhe se asnjëri nga këto incidente nuk ishte me motive fetare.
Përmes një postimi në Twitter, Çeku ka shkruar se nga 57 incidente në vende fetare, 45 kanë ndodhur në ato islame.
“Të dhënat e Policisë së Kosovës: nga 57 incidente në vendet religjioze gjatë vitit 2020, vetëm 8 kanë ndodhur në kishat ortodokse dhe 45 në vendndodhjet islame. Shumica e këtyre incidenteve ishin raste të vjedhjes, derisa asnjë nga këto 57 incidente nuk janë klasifikuar si të motivuara fetarisht”, ka shkruar Çeku.
Zyrtarët serbë, vazhdimisht propagandojnë se në Kosovë po sulmohen kishat ortodokse serbe nga shqiptarët dhe se këto sulme janë me motive fetare. /Telegrafi/
Kosova Police data: out of 57 incidents at religious sites during 2020, only eight occurred at Orthodox churches and 45 at Islamic sites. Most of these incidents were cases of theft, while none of the 57 incidents were classified as religiously motivated.#WeProtectOurHeritage🇽🇰 pic.twitter.com/s22OuYqKDv
— Hajrulla Çeku (@HCeku) June 1, 2021