Çeku falënderoi admiralin Pirsi, për ndihmën e përgjithshme që po japin Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kosovën e në veçanti për FSK-në, sidomos potencoi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që ka me Gardën Kombëtare të Ajovës, në fushën e shkollimit, trajnimeve dhe ngritjes profesionale të FSK-së.
Ministri Çeku gjithashtu e ka njoftuar delegacionin Amerikan, për të arriturat e përgjithshme të FSK-së; për përmbushjen e kapaciteteve operacionale, detyrat konkrete si dhe për Rishikimin Strategjik të Sektorit të Sigurisë.
Ndërkaq, Pircey ka premtuar se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë përkrahjen për FSK-në. Delegacioni Amerikan vazhdon vizitat punuese në FSK-së. /Telegrafi/