Site icon Telegrafi

Çeku përkrah idenë që në muze të ketë hapësirë kushtuar rezistencës së grave gjatë luftës

Ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka mbështetur gratë deputete të Kuvendit të Kosovës, të cilat po kërkojnë që Muzeu i Kosovës të krijojë një hapësirë që paraqet kontributin e grave në luftë dhe gjatë rezistencës.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Çeku ka thënë se gjatë javëve dhe muajve në vijim do të punojnë për të kuruar një përmbajtje të dinjitetshme kushtuar kontributit të grave në luftë.

“Specifkisht e mora fjalën për t’i falënderuar gratë deputete ose grupin e grave deputete për nismën e tyre që kontributi i grave dhe sakrifica e grave gjatë rezistencës dhe luftës së Kosovës të muzealizohet dhe të ketë një përmbajtje e cila kurohet brenda muzeut kombëtar të Kosovës, për ta shënuar dhe për ta respektuar këtë lloj sakrifice”.

“Prandaj, dua të ju falënderoj për nismën dhe të ju shpreh nga këtu gatishmërinë dhe vullnetin e plotë të Ministrisë së Kulturës që bashkë me Muzeun Kombëtar të Kosovës, bashkë me ekspertët e muzeologjisë, me muze të tjera të vendit tonë dhe me ekspertët e tjerë dhe shoqërinë civile gjatë javëve dhe muajve në vijim, bashkërisht të punojmë për ta kuruar një përmbajtje të dinjitetshme kushtuar pjesëmarrjes, kontributit dhe sakrificës së grave gjatë rezistencës dhe luftës në Kosovë”, ka thënë ministri Çeku.

Exit mobile version