Telegrafi

Çeku paralajmëron OKB-në se Kosova nuk do të presë shumë

Çeku i ka kërkuar kreut të kësaj administrate, Joachim Ruecker, që për këtë hap, i cili po përgatitet në Prishtinë, të njoftohet dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon.

"Ai duhet ta dijë se qytetarët e Kosovës dhe udhëheqësit e Kosovës, nuk mund të presin shumë gjatë pas 10 dhjetorit", tha Çeku, në një konference të përbashkët për shtyp me shefin e UNMIK-ut, Joachim Ruecker.

Ndërkohë, zëdhënësi i Ekipit të Unitetit, Skënder Hyseni ka thënë se kjo nismë nuk është trajtuar në mbledhjen e sotme të Ekipit Negociator të Prishtinës. /REL/