Telegrafi

Çeku merr pjesë në konferencën “Zgjerimi i NATO-s në Ballkanin Perëndimor” në Kroaci

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, me ftesë të Këshillit Atlantik të Kroacisë po merr pjesë në konferencën “Zgjerimi i NATO-s në Ballkanin Perëndimor”, e cila po mbahet në Zagreb.

Qëllimi i konferencës është shkëmbimi ideve dhe përvojave ndërmjet shteteve anëtare të NATO-s dhe atyre që po përgatiten për t’u anëtarësuar në NATO.

Në punimet e konferencës “Zgjerimi i NATO-s në Ballkanin Perëndimor” po marrin pjesë personalitete të shumta politike dhe ushtarake nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.