Dekani i Fakultetit të Edukimit të Kosovës dhe ish-Ministër i AAK-së në disa qeveri të pasluftës në Kosovë, Ethem Çeku, ka thënë se Kosova tashmë ka nevojë për strategji të re të energjisë.
Kjo pasi sistemi i rrjetit energjetik i Kosovës u pavarësua nga rrjeti energjetik i Serbisë pas një kohe të gjatë.
Ish-ministri i Energjetikës Ethem Çeku thotë se duhet një konsensus i gjerë politik e i cili duhet shfrytëzuar edhe për t’u përballuar me sfidën energjetike e edhe për zhvillimin e sektorit të minierave.
“Ky zhvillim pozitiv do të mundësojë vënien në veprim të linjës energjetike 400 Kv në mes Kosovës dhe Shqipërisë, që do të jetë një progres për fushën e energjisë për të dy vendet. Një falënderim i veçantë i shkon Qeverisë Gjermane dhe asaj Amerikane për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë këtij projekti madhor për vendin tonë. Ne duhet tu jemi mirënjohës po ashtu institucioneve tona, ekspertëve vendorë, për një punë të shkëlqyer të bërë për një kohë të gjatë. Sfidat tona janë të mëdha në këtë fushë. Kërkohet një strategji e re energjetike, duke marrë parasysh ndryshimin e klimës, ndotjen e rendë të ajrit në Kosovë, politikat e BE-së dhe ato globale. Shfrytëzimi i teknologjive të reja për energjinë ripërtëritshme të pastër”, shprehet ai.
Sipas tij, është e nevojshme ndërtimit të hidrocentraleve të rinj.
“Reduktimi në mënyre urgjente i ndërtimit të hidrocentraleve të rinj. Projekti i Hidrocentralit të Zhurit po thuajse i vdekur. Kosova e Re projekt i vështirë për realizim për shkak të vonesave të mëdha, dhe ndryshimet e politikave ne fushën e mjedisit. Ne duhet urgjentisht të bëjmë renovimin e blloqeve të Kosovës B1 dhe B2 me standarde më të mira mjedisore. KEK-u duhet të bëjë investime të mëdha në fushën e minierave”, theksoi ai.
Çeku, thotë se tashmë shteti duhet të veprojë në mënyrë që të mbyllet ”Kosovës A” dhe urgjentisht të fillojë ndërtimi i një blloku të ri 400 MGW, të financuar nga qeveria ose PPP.
“Duhet të mbyllet ”Kosovës A” dhe urgjentisht të fillojë ndërtimi i një blloku të ri 400 MGW, të financuar nga qeveria ose PPP. Ndërtimi i rrugëve për kyçje në rrjetin e gazit (përdorimi i linjave të vjetra) dhe hartimi i një strategjie rreth përdorimit të gazit që tashmë po zhvillohet në Maqedoninë Veriore dhe në Shqipëri . Mbështetja për zhvillimin e energjisë me erë, asaj diellore dhe me hidrogjen”, shkruan ai.
Ai konsideron se duhet një konsensus politik për t’u përballuar me sfidën energjetike dhe për zhvillimin e sektorit të minierave.
“Resurset njerëzore dhe ato natyrore do të ishin potencial për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Me këto resurse vendi ynë do të arrij të përballet me sfidën ekonomike. Partneriteti me donatorët do të jenë çelësi i suksesit”, shkruan Çeku në Facebook./Telegrafi/