Çeku i fundit i Steve Jobs i vitit 1976, dikur kishte vlerën e vetëm katër dollarëve në RadioShack.
Por, pavarësisht vlerës fillestare modeste, së fundmi u shit për një çmim shumë më të lartë, konkretisht 36,850 dollarë.
Radio Shack ka luajtur një rol të rëndësishëm në ditët e para të formimit të kompanisë Apple.
Kjo për faktin se Steve Wozniak, një nga bashkëthemeluesit e Apple, bleu një kompjuter TRS-80 nga ai dyqan me pajisje elektrike.
Remember that one time Steve Jobs wrote a corporate check to RadioShack for $4.01?
That check is going to auction for a $32,000 open bid.
Don’t let anyone tell you that money isn’t fungible: pic.twitter.com/H8vlv24aTS— Brendan Fenno (@brendanfenno) December 8, 2023
Ajo që e bën të dukshme rëndësinë e dyqanit për Apple është se çeku u shkrua vetëm katër muaj pas themelimit të kompanisë amerikane.
Kjo nënkupton se edhe në ditët e para të ekzistencës së gjigantit teknologjik Apple, Radio Shack ishte një burim i rëndësishëm për kompaninë.
Çeku prej katër dollarësh ka gjithashtu edhe një adresë për të cilën shtëpia e ankandeve thotë se ishte “adresa e parë e postës së kompanisë që ata përdorën kur punonin ende në garazhin e prindërve të Jobs”.
Ndryshe, çeku që nga vitet 1990 deri më tash ka qenë në pronësi të një koleksionisti privat. /Telegrafi/