Ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrulla Çeku përmes konferencës për medie ka thënë se debati i ditëve të fundit në lidhje me objektin që njihet si shtëpia e Xhafer Devës në Mitrovicë ka origjinën në Serbi.
Çeku deklaroi se situata e krijuar është e panevojshme dhe duhet të tejkalohet sa më shpejt.
Ai tha se populli shqiptar e ka dëshmuar angazhimin anti-fashist dhe ndihmën që u ka dhënë hebrenjve.
“Duhet thënë qartë, ta përsërisim, që populli shqiptar ka dhënë dëshmi të panumërta historike për angazhimin anti-fashist dhe angazhimit në mbrojtje dhe në shpëtim të popullsisë hebre. Debati i ditëve të fundit ka origjinën në Serbi”, u shpreh Çeku.
Ai shtoi se përmes këtij debati është tentuar të fabrikohet një narracion që paraqet Kosovës si mohuese të Holokaustit.
“Një shtet që mohimin e gjenocidit dhe rehabilitimin e kriminelëve e ka politik shtetërore tenton ta fabrikojë një narracion duke e portretizuar Kosovën si mohuese të Holokaustit ose duke e paraqitur projektin si përpjekje për revizionizëm ose rishkrim i historisë”, theksoi ministri Çeku.
Tutje, Çeku shton se faktet historike janë kokëforta dhe nuk janë në anën e Serbisë.
“Ky është një narracion i gënjeshtërt që vjen nga Serbia, sepse faktet historike janë kokëforta dhe qartësisht nuk janë në anën e Serbisë. Edhe faktet aktuale, e përgënjeshtrojnë këtë narracion. “Monumenti i mbrojtur që në listën tonë të trashëgimisë kulturore formalisht figuron si shtëpia e Xhafer Devës, është monument me pronësi publikë, gjatë gjithë histroisë së saj ka pasur funksione publike, ka qenë edhe shtëpi e shëndetit, ka vlera të mëdha estetike, arkitektonike, shoqërore e të tjera. Paraqet tiplologji të veçantë të ndërtimit.”, tha Çeku gjatë konferencës për medie.
Ai theksoi se monumenti është pjesë e kujtesës kolektive të banorëve të Mitrovicës dhe është në gjendje të keqe dhe ka nevojë për restaurim.
“Ndërtesa ka pësuar nga zjarri në vitin 2015, ndërsa ndërhyrja e fundit në emër të mbrojtjes është bërë në vitin 2018. Ne kemi nevojë ta përfundojmë këtë punë të nisur qysh më parë. Po e përsëris edhe njëherë shkurt e qartë, po restaurohet monumenti, nuk po rehabilitohet historia e Xhafer Devës. Nuk po bëjmë asgjë përveç që po e restaurojmë një monument, po e mbrojmë trashëgiminë tonë kulturore dhe nuk po e rehabilitojmë as historinë e Xhafer Devës, e as të ndonjë figure tjetër historike”, theksoi Çeku.
Ai tha se pas restaurimit në këtë objekt do të vendoset Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Mitorivcë dhe hapërsirat tjera të monumentit do t’i shndërrojnë në galeri arti e qendër dokumentimi.
“Në fakt na këto do të na ndihmojnë për ta mirëmbajtur tutje këtë debat edhe për dimensionin historik nëse ka nevojë për figura të caktuara. Mirëpo, shënjestrimi i një monumenti të trashëgimisë, dhuna ndaj monuemntit është në kundërshtim të plotë me të drejtat e garantuara me Konventa Ndërkomëbtare dhe me praktikat e mira evropiane për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore”, theksoi Çeku.
Po ashtu, ai tha se “Pas restaurimit, monumenti mund të shërbej për debat në aspektin historik, por njëherë duhet ta reastaurojmë objektin”. /Telegrafi/