Telegrafi

Çekiçi shënon nga gjuajtja e lirë (Video)

Mesfushori sulmues i Lokomotiva Zagrebit ka shënuar një tjetër gol për skuadrën e tij.

Futbollisti i kombëtares shpresa të Shqipërisë dhe i skuadrës Lokomotiva Zagreb, Endri Çekiçi, e ka kaluar me gol edhe këtë javë në kampionatin kroat.

Talenti 19 vjeçar, ka shënuar golin e parë në ndeshjen e sotme ndaj skuadrës Inter Zapresic në minutën 11’, mirëpo ky gol nuk e ka ndihmuar skuadrën e tij që t’i shmanget humbjes me rezultat 3-1.

Për Çekiçin, ky është goli i tij i tretë në kampionat.

Te Lokomotiva, në këtë ndeshje nga minuta e parë u paraqitën edhe dy futbollistët e tjerë shqiptar, Herdi Prenga dhe Eros Grezda.

Zapresic – Lokomotiva Zagreb 0-1 (Endri Çekiçi 11')

Goli i Endri Cekicit sot ndaj Inter Zapresic

Posted by Borozani.com on Freitag, 29. April 2016