Policia angleze ka publikuar pamjet e rrahjes masive të një grupi burrash nga Bangladeshit, të cilët nuk hezituan të përdorin, çekiçë dhe karrige në qytetin anglez Leeds.
Në videon e publikuar më poshtë shihet se si një grup burrash shkëmbejnë mes vete grushta, shkelma, por nuk mungojnë as shufrat e hekurta dhe çekiçët, transmeton Telegrafi.
Sipas policisë angleze, 32 persona janë duke u gjykuar lidhur me këtë rrahje masive që kishte ndodhur dy vite më parë, por që tani policia ka publikuar videon.
Ndërsa, Shamin Hussain 40-vjeç tashmë është dënuar me gjashtë vite heqje lirisë, pasi u shpall fajtor për sulm dhe posedim ilegal të armëve të ftohta. /Telegrafi/