Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Republikës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bilek, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet aktuale politike në vend.
Haradinaj ka shprehur gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe avancimin e partneritetit në fushat e interesit të përbashkët, ndërsa ka kërkuar mbështetjen e Çekisë për rrugën euro-atlantike të Kosovës, liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e vendit tonë në organizata të rëndësishme ndërkombëtare.
Nga ana e tij, diplomati çek Pavel Bilek vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, duke thënë se Çekia do të vazhdojë përkrahjen e Kosovës në rrugën e saj euro-atlantike dhe bashkëpunimin në fushën e ekonomisë.