Telegrafi

Çekia do të financojë projekte në Maqedoni

Ambasadori çek, Miroslav Toman realizoi takim me zv.ministren për Financa, Shiret Elezi.

Në takim u fol për ecjen tutje të bashkëpunimit në më shumë segmente, si edhe për shkëmbim përvojash ndërmjet të dy vendeve.

Me këtë rast, ambasadori Toman paralajmëroi mbështetje financiare çeke për projekte në Maqedoni./Telegrafi/