Republika Çeke njoftoi për 5,394 raste të reja me coronavirus, të regjistruara të enjten.
Kjo është shifra e tretë rekorde me radhë në vendin me 10.7 milionë banorë.
“Numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 100,757”, njoftoi Ministria çeke e Shëndetësisë të premten.
Sipas të dhënave të saj, numri i viktimave në vend ka arritur në 869.
Këtë javë, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve vlerësoi se rritja e numrit të të infektuarve në Çeki është më e shpejta në Evropë.
Nga 5 tetori, ky vend ka rikthyer gjendjen e jashtëzakonshme, duke kufizuar tubimet e njerëzve në 20 vetë jashtë dhe 10 vetë brenda, duke ndaluar pjesëmarrjen e audiencave në ngjarjet sportive, duke mbyllur shkollat e mesme dhe duke kërkuar nga studentët e mjekësisë të ndihmojnë në spitale.
Autoritetet pritet të shpallin të premten masa të reja kufizuese.
Çekia, fillimisht, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në mars, kur edhe ka shpërthyer pandemia e coronavirusit, dhe e ka hequr atë dy muaj më vonë. /rel/