Telegrafi

Çekia e ka pranuar Kosovën dhe kjo nuk ndryshon

"Ne de jure e kemi pranuar Kosovën, që do të thotë se kjo juridikisht nuk mund të ndryshojë", u tha zëdhënësja Opletalova, mediave beogradase.

Komunistët e pareformuar çekë, konsiderojnë se njohja e Kosovës në Çeki ende nuk ka përfunduar, pasi, sipas tyre, Kosova do të jetë me të vërtetë e pranuar, kur presidenti Vacllav Klaus, do ta nënshkruante emërimin e ambasadorit të Çekisë në Prishtinë.

Por, juristët e qeverisë çeke dhe të Ministrisë së Jashtme këtë pretendim e kundërshtojnë kategorikisht. "Jo, kjo nuk është e vërtetë. Kjo nuk ka kurrfarë lidhjeje me këtë. Marrëdhëniet diplomatike dhe njohja e shteteve nuk kanë lidhshmëri njëra me tjetrën", tha zëdhënësja Opletalova. /REL/