Telegrafi

Çekia doli nga recesioni

Sipas ekonomistëve çekë, ekonomia ngadalë po zgjohet nga recesioni në të cilin u has në fillim të vitit, por për përmirësim të mirëfilltë do të duhej të pritet edhe një kohë të caktuar.
Rritje më të madhe në krahasim me tremujorin paraprak në Çeki është shënuar në financa, ndërtimtari, komunikacion dhe shërbime.
Ekonomia çeke pritet ta përfundojë vitin 2009 me rënie prej rreth 4,4 për qind, përderisa në vitin e ardhshëm 2010 do të duhej të realizojë rritje prej 1,4 për qind.