Telegrafi

Çekia dhuron 25 vetura për policinë kufitare të Maqedonisë

Një donacion prej 25 veturash ”Shkoda Jeti”, me vlerë prej 740.000 euro, e ka marrë MPB-ja e Maqedonisë nga ambasada e republikës çeke në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këto vetura do të përdoren nga policia kufitare e Maqedonisë, ndërkaq ministri Çavkov tha se me këtë donacion, Maqedonia do të tregojë një kapacitet më të madh në përballjen me rrjetet kriminale të cilat e keqpërdorin dëshpërimin e migrantëve.

Me këtë rast, ambasadori çek Josef Broz tha se miqësia e vërtetë njihet në momentet e këqia, kurse Çekia është mike e vërtetë e Maqedonisë./Telegrafi/