Telegrafi

Çekia dhe Sllovakia zvogëlojnë rrogën e presidentit

Kryeministrja Iveta Radiçova tha se qëllimi i qeverisë është kursimi i shpenzimeve.

Presidenti i Çekisë, Vaclav Klaus do të marrë mbi 2.500 euro më pak në muaj transmeton Europa e Lirë.

Qeveria e re vendosi që jo vetëm t’ia zvogëlojë rrogën, por të ardhurat e tij, të tatimohen. /Telegrafi/