Kombëtarja e Çekisë dhe ajo e Belgjikës kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen kualifikuese të vlefshme për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Belgët nuk kanë arritur më shumë se një pikë si mysafir të çekëve në ndeshjen e dytë të Grupit E, e cila u zhvillua në Sinobo Stadium të Pragës.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat patën rastet e veta në tentim të golit.
Megjithatë, edhe përkundër rasteve të shumta nga të dyja ekipet, portat mbeten të paprekura në 45 minutat e parë.
A tough game so far. 👊🏾 #CZEBEL #COMEONBELGIUM 🇧🇪 pic.twitter.com/JY4k91uQDm
— Belgian Red Devils (@BelRedDevils) March 27, 2021
Në pjesën e dytë, u zhvillua përsëri lojë e hapur dhe me raste, ndërsa skuadrat ishin më konkretet duke shënuar edhe nga një gol.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 50-të dhe ishte Lukas Provod, i cili shënoi një gol të bukur nga distanca për 1-0 pas asistimit të Jakub Jankto.
Belgjika arriti të kthehet në lojë në minutën e 60-të duke shënuar me anë të Romelu Luku për 1-1 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes.
A hard fought game. 👏🏽 #CZEBEL #COMEONBELGIUM 🇧🇪 pic.twitter.com/M76UkFLTmU
— Belgian Red Devils (@BelRedDevils) March 27, 2021
Pas këtij barazimi, Belgjika e sheh veten në pozitën e dytë me katër pikë, po aq sa ka Çekia e para.
Në ndeshjen e radhës, belgët luajnë në shtëpi ndaj Bjellorusisë, ndërsa çekët udhëtojnë te Uellsi. /Telegrafi/
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1375914529998143500
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1375916693445345284