Pas vendimit të Danimarkës për të ndërprerë përdorimin e vaksinës AstraZeneca, Republika Çeke ka shprehur dëshirën për të marrë atë vaksinë të tepërt.
“Ne jemi gati të blejmë vaksinën AstraZeneca nga Danimarka”, shkroi Ministri i Brendshëm i Çekisë, Jan Hamacek.
Vaksina AstraZeneca është sulmuar javët e fundit, pasi ekziston shqetësimi në rritje që përdorimi i saj mund të shkaktojë mpiksje vdekjeprurëse të gjakut.
Sháníme vakcíny po celém světě. Jsme ochotni odkoupit AstraZenecu z Dánska. Já v pondělí odlétám do Moskvy, kde chci dojednat případné dodávky Sputniku V po jeho schválení Evropskou lékovou agenturou.
— Jan Hamáček (@jhamacek) April 14, 2021
Disa vende e kanë kufizuar përdorimin e vaksinës, por Danimarka e ka çuar atë një hap më tej dhe ka pezulluar plotësisht përdorimin e saj për tani.
Por oferta e Republikës Çeke tregon se disa vende ende duan të vaksinojnë popullatën me këtë vaksinë. Tani për tani, nuk është e qartë nëse shitjet e tilla midis dy vendeve janë të lejuara sipas rregullave të BE-së. Danimarka nuk e ka përjashtuar mundësinë e ri-përdorimit të kësaj vaksine.
Qeveria Çeke është kritikuar për marrëveshjen e ngadaltë të vaksinimit. Deri më tani, 768,250 nga 10.7 milionë çekë janë vaksinuar plotësisht. /Telegrafi/
Dánsko oznámilo, že pozastavuje očkování vakcínou AstraZeneca. Pověřil jsem velvyslance ČR v Kodani, aby okamžitě kontaktoval dánské úřady a oznámil zájem ČR odkoupit od Dánska všechny vakcíny AstraZeneca.
— Jan Hamáček (@jhamacek) April 14, 2021