Telegrafi

Çekia beson se Qipro s’e ndal dot pavarësinë e Kosovës

Kështu ka vlerësuar shefi i diplomacisë çeke, Karel Schwarzenberg, i cili ka thënë se pret që pavarësia e Kosovës të ndodhë, më se largu, deri në pranverë të vitit që vjen dhe se Qiproja nuk do t’ia arrijë që ta ndalë këtë zhvillim.

“Pozicionin e Qipros e kuptoj, sipas të gjitha gjasave edhe unë po të isha në vend të tyre do ta kisha të njëjtin qëndrim. Janë vetëm kundër pavarësisë së koordinuar, por nuk mendoj se do ta ndalin tërë zhvillimin”, ka thënë tha Schwarzenberg, në një intervistë për numrin e sotëm të gazetës çeke “Lidove novini”.