Site icon Telegrafi

Çekia arrin në Kosovë – vendoset në hotel, pasdite stërvitje në ‘Fadil Vokrri’

Kombëtarja e Çekisë pasdite ka arritur në aeroportin e Prishtinës, pas udhëtimit nga Praga.

Kundërshtari i jonë i radhës Çekia, ka arritur në kryeqytet pas udhëtimit disa orësh me aeroplan nga Praga.

Faqja zyrtare e federatës çeke ka postuar foto nga nisja, por edhe nga arritja në Prishtinë.

Kjo faqe ka konfirmuar se ekipi ka arritur mirë dhe se është vendosur në një hotel të kryeqytetit.

Kombëtarja çeke do ta mbajë një stërvitje sot nga ora 17:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Ndeshja mes Kosovës dhe Çekisë zhvillohet të shtunën nga ora 15:00. /Telegrafi/  

Exit mobile version