Telegrafi

Çeki: Papunësia 9.6 %

Shkalla e papunësisë është rritur gjatë muajit dhjetor për dallim nëntori ku ishte 8.6 për qind në 9.6 për qind. Byroja për punë ka regjistruar në fund të dhjetorit 561.661 kandidatë për punë, 54.011 më shumë se në fund të nëntorit. Atyre u ofrohen vetëm 30.803 vende të lira pune.

“Jetësimi i ekonomisë çeke është ende jostabil dhe ndërmarrjet nuk kanë ndjenjë të sigurisë për të filluar me hapjen e vendeve të reja të punës”, thotë ekonomisti Libor Stodol /Telegrafi/