Republika e Çekisë arriti të nxjerrë një barazim të artë ndaj Kroacisë.
Çekët barazuan në fund për rezultatin përfundimtar 2-2, por përfaqësuesja e Kroacisë ishte dukshëm më e mirë në fushë.
Lojtari i ndeshjes i zgjedhur nga UEFA ishte Ivan Rakitic, i cili shënoi golin e dytë në këtë takim.
Lexo më shumë: Kroaci 2-2 Çekia: Notat e Lojtarëve (Foto)
Ylli i Barcelonës ishte lojtari që qarkulloi topin, sulmoi dhe ndali disa sulme të kundërshtarëve dhe më meritë i takoi ky çmim. /Telegrafi/