Site icon Telegrafi

Çejku: Referendumi është një nga veprimet më të vështira të Maqedonisë

Me rastin e 17 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, ish-ambasadori shqiptar në Republikën e Maqedonisë, Arben Çejku beson se marrëveshja ka rëndësi të madhe sepse e ndërpreu luftën civile në mes dy komuniteteve më të mëdha etnike në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Një pjesë e madhe të marrëveshjes përfshihet në Kushtetuta e Maqedonisë, por, si të gjithë marrëveshjet 100 për qind nuk është realizuar. Megjithatë ajo ende konsiderohet e sukseshme”, tha Çejku për televizioni e Tiranës “TV Report”.

I pyetur për miratimin e “ligjit të gjuhës shqipe” dhe se si u zbatua, Çejku tha se nevoja për të përdorur gjuhën shqipe është e natyrshme dhe e kuptueshme nga të gjithë. Përdorimi e saj, ai e konsideron, si një element kyç për afrimin e bashkësive etnike. Megjithatë, herë pas here, ai vlerëson, kjo marrëveshje pengohet nga faktorë të ndryshëm politikë.

Ai gjithashtu dha mendimin e tij edhe për referendumin për emrin që do të mbahet më 30 shtator.

“Referendumi është një nga veprimet më të vështira të Maqedonisë. Një “po” do ta bashkoj me NATO-n dhe do të hapë kapitujt me BE-në. Me afërimin e fushatës së referendumit do të ketë vështirësi për pranimin e referendumit. Ka forca të tjera që do të donin që Maqedonia të jetë në konflikt”, thotë Çejku. /Telegrafi/

Exit mobile version