Telegrafi

CEFTA nuk mblidhet në Prishtinë?

Zyrtarisht, as Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë dhe as Doganat e Kosovës nuk pranojnë të japin as më të voglin detaj se çka është duke ndodhur. Kohavisioni gjatë gjithë ditës dje ka provuar të marrë një informacion nga dy këto institucione, që janë të implikuara në organizimin e këtij takimi, mirëpo askush nuk ka pranuar të flas.
Derisa dy palët heshtin përballë situatës së krijuar tash e disa ditë, zyrtarë të Hotelit Victory, ku është dashur të mbahet takimi, kanë konfirmuar se takimi i Nënkomitetit të Doganave në kuadër të CEFTA-s është anuluar.
Gara në mes të institucioneve shtetërore të Kosovës dhe atyre të UNMIK-ut se kush duhet ta përfaqësojë Kosovën në takimet e këtij organizmi ka kohë që është duke u zhvilluar.