Telegrafi

Ceferin: Ndikimi i VAR duhet të reduktohet, nëse keni një hundë të madhe, nuk duhet të jetë pozitë jashtë loje

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, në një intervistë për mediat britanike, ka theksuar se futbolli nuk ka nevojë për ndryshime të mëdha për të mbetur sporti më i ndjekur në botë.

Ai u ndal edhe tek përdorimi i VAR-it dhe rregullat e lojës më dorë, të cilat prej vitesh janë problematike në futboll.

“Unë nuk e kuptoj saktësisht kur loja me dorë është ilegal dhe kur jo. Ne mblodhëm 15 ose 20 nga trajnerët më të mirë në Evropë dhe u treguam atyre një situatë. Gjysma prej tyre thanë se ishte lojë me dorë, dhe gjysma thanë se nuk ishte”, deklaroi i pari i futbollit për Evropë.

Ceferin kritikoi edhe VAR-in dhe shtoi se ndikimi i të cilit do të duhet të zvogëlohet.

“Nëse keni një hundë ose këmbë pak më të gjatë, ju nuk duhet të jeni në pozitë jashtëloje. Mendoj se ndikimi i VAR-it duhet të reduktohet dhe nuk duhet të përdoret për gjithçka. Nuk ka kthim prapa”.

Lexo po ashtu “Lojtarët që bashkohen me klubet saudite për të nxitur ndryshimin është një shaka”, Ceferin ‘godet’ Ronaldon dhe të tjerët

“VAR do të qëndrojë dhe kjo është përgjithësisht mirë. Na ndihmoi shumë për disa situata”, ka thënë ndër të tjera Ceferin. /Telegrafi/