Site icon Telegrafi

Ceferin kërkon 16 kombëtare evropiane në Kupën e Botës

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin shpreson të shohë Evropën duke u përfaqësuar nga ‘të paktën’  16 ekipe në Kupë të Botës të mundshme me 48 skuadra.

Anëtarët e FIFA-s kanë rënë dakord për një propozim të paraqitur nga presidenti i ri, Gianni Infantino, për rritjen e turneut me 48 ekipe për edicionin e tij të vitit 2026, por ndarja nga rajonet është ende për t’u përcaktuar.

Lexo po ashtu UEFA: "Qemal Stafa" kandidat për të organizuar Super Kupën e Evropës

Spekulimet kanë sugjeruar se UEFA do të shihte shpërndarjen e saj aktuale me 13 vendeve të rritet në 16, ku slloveni Ceferin shpreson gjithashtu, se këto skuadra të mbahen të ndara në 16 grupe nga tri që do të përbëjnë raundin e parë.

“Ne duhet të jemi realist. Ne mund të shtyjmë dhe të mbivotohet, por ne mendojmë se është realiste të kërkoni për 16 skuadra të paktën, plus një tjetër kusht që çdo ekip Evropian të jetë në grupe të ndryshëm”, ka thënë Ceferin në samitin e UEFA-s në mbajtur në Nyon, përcjell Telegrafi.

“Pastaj në qoftë se është e vërtetë se ne jemi aq të mirë, se cilësia është në anën tonë, unë mendoj se të gjitha 16 skuadrat mund të kualifikohen”, përfundoi presidenti i UEFA-s. /Telegrafi/

Exit mobile version