Alexander Ceferin, presidenti i UEFA-s, ka lëshuar një deklaratë zyrtare pasi mësoi se Manchester City është larguar nga Superliga Evropiane.
Ai ka shkruar se i kënaqur të mirëpret Manchester City në familjen evropiane të futbollit.
“Jam i lumtur që mirëpres Manchester Cityn në familjen e futbollit evropian. Ata kanë treguar inteligjencë të madhe duke dëgjuar shumë zëra, veçanërisht atë të tifozëve të tyre, të cilët kanë shpjeguar përfitimet vitale që ka sistemi aktual për të gjithë futbollin evropian, nga fitorja në finalen e Ligës së Kampionëve në atë të një të riu futbollist nis seancën e tij të parë stërvitore në një klub”.
UEFA president Ceferin: “I am delighted to welcome Manchester City back to the European football family. They have shown great intelligence. City are a real asset for the game and I am delighted to be working with them for a better future”. 🔵🚨 #MCFC #SuperLeague
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 20, 2021
“Siç thashë në Kongresin e UEFA-s, duhet guxim për të pranuar një gabim, por unë kurrë nuk kam dyshuar se ata kishin aftësinë dhe mendjen e shëndoshë për të marrë atë vendim|.
“City është një pasuri e vërtetë e lojës. Dhe unë jam i kënaqur që do të punoj me ta për një të ardhme më të mirë për futbollin evropian”, ka shkruar Ceferin. /Telegrafi/