Telegrafi

Cefalea dhe migrena

Me cefalea kuptohet çdo lloj dhimbjeje që i referohet kokës dhe shkaktohet nga disa patologji, si: traumat, temperatura që vjen si pasojë e sëmundjeve infektive (gripi), sforcimeve pamore që vijnë si pasojë e shqetësimeve të shikimit, pezmatimit të inedeve trunore apo meningjitit, të nxehtit etj. Me t’u gjetur faktori shkaktues dhe me t’u përdorur masa e duhura për rastin, cefalea sprapset plotësisht.

Me migrenë kuptohet një sindromë e karakterizuar nga një dhimbje e lokalizuar në gjysmën e kokës. Është një sindromë, shkaku i së cilës mbetet i panjohur. Dihet që godet njësoj të rriturit dhe fëmijët dhe që ekziston një prirje familjare.

Prindërit që vuajnë nga migrena kanë probabilitet të lartë të kenë fëmijë që vuajnë nga migrena. /Telegrafi/