Telegrafi

CEED Kosova feston 8 vjetorin e themelimit (Video)

CEED-i në Kosovë gjatë shtatorit hyn në vitin e 8-të të themelimit. Ku janë 8 vite punë në implementim të projekteve, zhvillimin e programeve të avancuara për komunitetin e ndërmarrësve, organizimin e shumë ngjarje, trajnimeve për ngritje të kapaciteteve, rrjet formim dhe B2B takimeve, po ashtu në mbështetjen e komunitetit të biznesit me qëllim rritjen dhe depërtimin në tregjet ndërkombëtare,si dhe ofrimin e mentorimit dhe këshillimeve për bizneset në Kosovë.


Ajo që sot e karakterizon CEED-in në Kosovë, është rrjeti i gjërë që ka krijuar me ndërmarrës dhe menaxherë të lartë me një nivel të njëjtë të të menduarit, një lëvizje e ndërmarrësve që bashkëpunojnë në mes veti, duke ndarë sfidat dhe rreziqet që lidhen me kompanitë e tyre në rritje.

Këta ndërmarrës janë edhe motori i ekonomisë së vendit, prandaj CEED-i është krenar që është gjithmonë në shërbim të tyre.

CEED Kosova dëshiron ti falënderoj ata që ndihmuan dhe që e bëjnë CEED-in. pra vetë ndërmarrësit, miqtë dhe mbështetësit, mentorët dhe mysafirët e nderit, donatorët, si dhe një falënderim të veçantë zyrës qendrore të CEED Global në Washington DC dhe themeluesit, fondit investues SEAF.

Në vazhdim CEED-i ndan me ju disa të arritura në numra në një video të shkurtër. /Telegrafi/