Telegrafi

Çeda, për Karaxhiqin: Si serb, ndihem i turpëruar

Lideri i Partisë Liberal Demokratike, Çedomir Jovanoviq, ka deklaruar se gjykimi i Radovan Karaxhiqit është satisfaksion i pamjaftueshëm për familjet e viktimave të politikave të tij.

Përveç kësaj, ai tha se vendimi është “një kujtesë e tmerrshme” e kostos së zgjidhjes së problemit të luftës, transmeton Telegrafi.

“Dënimi i Radovan Karaxhiqit është i pjesshëm, satisfaksion i pamjaftueshëm për familjet e viktimave të politikës së tij, dhe një nga themelet mbi të cilat ne mund të ndërtojmë marrëdhënie të re, politikë të pajtimit në rajon, në veçanti në Bosnje dhe Hercegovinë, banorët e të cilës kanë vuajtur shumë nga kjo politikë”, ka shtuar Jovanoviq.

Ai gjithashtu tha se gjykimin e kishte ndjekur me ndjenjën e turpit, por edhe të shpresës se nga populli serb në Serbi dhe Bosnje Hercegovinë, do të hiqet barra e fajit kolektiv. /Telegrafi/