Telegrafi

Cech tregon arsyen pse Arsenali nuk u bë kampion

Petr Cech e ka gjetur arsyen se pse ekipi i tij nuk ka mundur ta fitojë titullin e Ligës Premier.

Sipas ish anëtarit të Chelseat, ”topçinjtë” e humbën këtë titull shkaku i lëndimeve të shumta.

”Ishte një sezon tejet i vështirë. Ne kishim më shumë lojtarë të lënduar se të tjerët dhe për këtë arsye titullin nuk e fituam”, u shpreh Cech.

Arsenal aktualisht renditet në pozitën e tretë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 68 pikë. /Telegrafi/