Telegrafi

Cech do të pensionohet nga kombëtarja pas ‘Euro 2016’

Portieri i Arsenalit, Petr Cech, është duke menduar të pensionohet nga përfaqësuesja pas ‘Euro 2016’.

33-vjeçari ka regjistruar 188 paraqitje me Republikën Çeke, ku ka debutuar para 15 vitesh.

“Do t’i mbush 34 vjet dhe është koha që të mendoj për të (pensionimin)… Sa më pak që do të udhëtoj rreth e rrotull dhe do të luaj për ekipin kombëtar, aq më shumë mundësi do të kem që ta ruaj fokusin te Arsenali. Mbi të gjitha, nuk po bëhem më i ri”.

“Arrin një moment në karrierë kur duhet të ndalesh dhe ta zgjedhësh drejtimin e ri, kjo pikë do të vijë pas Evropianit”, ka sqaruar Cech.

Në Kampionatin e sivjetmë Evropian, kombëtarja e tij do të luajë në Grupin D kundër Spanjës, Kroacisë dhe Turqisë. /Telegrafi/