Telegrafi

Cech do të mungoj katër javë

Shtylla kryesore e Arsenalit këtë edicion, padyshim që ishte portieri Petr Cech.

Por portieri çek pësoi një lëndim në mesjavë ndaj Swanseas dhe do të mbetet jashtë fushave për katër javë.

Kështu Arsenali do të jetë e hendikepuar pa numrin një të portës në takimin e kthimit ndaj Barcelonës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Cech nuk do të mund t’i ndihmojë skuadrës as në Kupën FA në takimin e kthimit ndaj Hull Cityt, pasi ndeshja e parë në Londër përfundoi pa gola 0:0. /Telegrafi/