Telegrafi

Cech i privilegjuar me rikthimin te Chelsea: Dua të kem sukses edhe si drejtues

Petr Cech ka folur pas rikthimit të tij te Chelsea, por kësaj radhe si drejtues dhe jo portier.

Ish-portieri çek u rikthye te Chelsea pas katër viteve të kaluara te Arsenali, por kësaj radhe në nj post drejtues.

Cech u zyrtarizua në rolin e cilësuar si këshilltar të ri teknik dhe i performancës dhe kjo e ka bërë të privilegjuar çekun.

Lexo po ashtu Zyrtare: Petr Cech rikthehet te Chelsea, por me një rol drejtues

“Ndihem shumë i privilegjuar që kam këtë mundësi për t’u bashkuar përsëri me Chelsean dhe për të ndihmuar në krijimin e ambientit më të mirë të mundshëm të performancës për të vazhduar suksesin që klubi i ka pasur gjatë 15 viteve të fundit”.

“Unë pres me padurim sfidën e re dhe shpresoj se mund të përdor të gjitha njohuritë dhe përvojat e mia të futbollit për të ndihmuar ekipin të arrijë edhe më shumë suksese në të ardhmen”.

“Kam pasur shumë sukses me Chelsean si lojtar dhe shpresoj se do të kem të njëjtin sukses në një rol të ndryshëm”, ka thënë Cech. /Telegrafi/