Telegrafi

Cech: Ne mund t’i japim fund shpresave të Unitedit për titull

Portieri i Arsenalit, Petr Cech, ndjen se ekipi i tij mund t’i vë fund shpresave të Manchester Unitedit për titull.

Një fitore Arsenalin do ta çonte në krye të tabelës së Ligës Premier, mirëpo Manchester United do të ishte shumë keq dhe Cech thotë se ai po mendon vetëm për rezultat pozitiv, shkruan TElegrafi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth derbit Man United vs Arsenal

“Është një ndeshje që vlen gjashtë pikë”.

“Ne barazuam ndaj Tottenhamit dhe ekziston hapësirë mes nesh dhe Liverpoolit dhe ne nuk duam ta humbim këtë hapësirë, duam të qëndrojmë afër”.

“Sa herë ata lëshojnë pikë, ne duhet të jemi gati për t’u përgjigjur”.

“United është prapa nesh dhe ne synojmë t’i lëmë edh emë mbrapa, ne synojmë që t’a përfundojmë luftën e tyre për titull”, u shpreh Cech. /Telegrafi/