Telegrafi

Cech mungon në fillim të sezonit

Çeku pritet të jetë jashtë fushe për tre javë, që do të thotë se ai do të mungojë në ndeshjen e Community Shield (superkupa e Anglisë) në Wembley kundër Manchester United që zhvillohet pas dy javësh.

Nëse ai dështon të rikuperohet në kohë, ai do të mund të mungojë edhe në ndeshjen hapëse të Ligës Premier në Stamford Bridge kundër WBA, dhe Carlo Ancelotti pritet të mbështetet në shërbimet e Ross Turnbull. /Telegrafi/