Telegrafi

Cech kërkon më shumë përqendrim në mbrojtje

Blutë shumicën e golave këtë sezon i kanë pranuar jo nga loja e hapur por nga goditjet e akorduara (kornerë, gjuajtje të lira), dhe Cech mendon se kjo po i kushton ekipit.

“Në dy ndeshjet e fundit në udhëtim, kemi marrë tre gola nga ndërprerjet, andaj kemi nevojë për të qenë më të disiplinuar në mbulim dhe të shmangim këto gola pasi mund të na kushtojnë”, ka thënë Cech.

“Për momentin jemi ca edhe të pafat, por e dimë se duhet të jemi më të vëmendshëm dhe të kemi përqendrim më të mirë herën e ardhshme”, ka shtuar çeku.

Cech ka shtuar se takimi i nesërm i Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madrid është një shans i mirë për blutë të marrin veten pas humbjes së vikendit nga Aston Villa./Telegrafi/