Telegrafi

Cech: Jam i pamposhtur në FA Cup

Cech ishte vendimtar në fitoren prej 1-0, duke ndalur një rast të Frederic Piquionne, para se të ndalonte penaltinë e Kevin Prince Boateng.

“Natyrisht, jam i ngazëllyer sepse e fituam ndeshjen, ne e dëshiruam fitoren, në mënyrë që të hyjmë në librat e historisë, ne jemi ekipi i parë i Chelseat që ka arritur të fitojë dy tituj, ndërsa jemi ndër të paktat ekipe që e ka mbrojtur atë titull”.

“Ishte FA Cup i imi i tretë, kurse më pëlqen të luaj në FA Cup, sepse kurrë nuk kam humbur një ndeshje të vetme në FA Cup.”, deklaroi Cech për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/