Telegrafi

Cech: Jabulani është top normal

“E kam të qartë se lojtarët janë në Kupën e Botës dhe secila humbje është e pakëndshme. Në këtë rast nuk është lehtë të kritikosh veten, më lehtë është të themi ta kritikosh topin, se ai është fajtor për gjithçka”.

“Kam pasur rast të luaj me Jabulani. Ka ndodhur në miqësoren kundër Turqisë. Nëse mund të vlerësoj brenda atyre 90 minutave, gjatë të cilës kohë pata shumë kontakte me të, atëherë mund të them se është një top normal”, ka thënë Cech. /Telegrafi/