Telegrafi

Cech i befasuar me reagimin e fansave

Çeku ka qenë i tmerruar me fansat vendas të cilët i fishkëllyen lojtarët pas fundit të ndeshjes në Stamford Bridge.

“Isha shumë i befasuar të dëgjoj fishkëllimat nga turma, pasi ky ishte barazimi jonë i parë në Ligën Premier në shtëpi gjatë gjithë sezonit.

Shikoni ndeshjet që kemi luajtur këtu, në ligë, Ligën e Kampionëve dhe Kupën Carling dhe shihni sa herë kemi dalë pa pësuar gol dhe sa gola kemi shënuar. Andaj vërtet isha i befasuar të dëgjoj reagimin e fansave. I befasuar pasi nuk e kuptoja këtë”, ka thënë Cech./Telegrafi/