Telegrafi

Cech fiton Dorëzën e Artë në Ligën Premier

Portieri i Arsenalit, Petr Cech, ka fituar Dorëzën e Artë në Ligë Premier, për më së shumti ndeshje pa pësuar gol në sezonin 2015-16.

Portieri i Topçinjve e fitoi këtë çmim falë Chris Smallingut që shënoi autogol në fitoren e Manchester Unitedit 3-1 ndaj Bournemouthit.

Ky autogol i shoi shpresat e David De Geas për të ndarë titullin. Cech sivjet ka zhvilluar 16 ndeshje pa pësuar gol, transmeton Koha.net.

De Gea përfundon sezonin me 15 ndeshje pa pësuar gol në Premier Ligë, baras me Joe Hartin e Manchester Cityt dhe Kasper Schmeichelin e Leicesterit.